Lidhje

Irak: 13 të vdekur dhe dhjetra të plagosur në shpërthime


Policia irakiane thotë se shpërthimi i një makine bombë në qytetin e shenjtë shiit të Naxhafit la të paktën 13 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi sot, pranë një postblloku policor në qendër të qytetit, rreth 160 kilometra në jug të Bagdatit. Naxhafi është qyteti ku ndodhet mauzoleu i Imam Aliut, objekti më i shenjtë për islamizmin shiit si dhe zyrat e shumë klerikëve kryesorë shiitë të Irakut.

Po sot, zyrtarët ushtarakë amerikanë po hetojnë rreth uljes së detyruar të një helikopteri Blek Houk në veri të Bagdatit. Nga incidenti nuk ka patur të lënduar. Gjithashtu, ushtria amerikane tha se forcat e koalicionit ndërmorën sot një seri kontrollesh që vinin në shënjestër terroristë të al-Kaidës dhe mbështetës të luftëtarëve të huaj. Sipas zyrtarëve, 7 terroritë u vranë dhe 13 u arrestuan gjatë bastisjeve në Ramadi, Falluxha dhe Bakuba.//lk

XS
SM
MD
LG