Lidhje

Britania do të tërheqë 1 mijë e 600 trupa nga Iraku


Kryeministri britanik Tony Blair thotë se Britania do të tërheqë 1 mijë e 600 trupa nga Iraku gjatë muajve të ardhshëm, dhe do t’ua dorëzojë forcave irakiane përgjegjësinë e sigurisë në qytetin jugor të Basrës.

Zoti Blair tha sot në Dhomën e Komuneve se Britania do ta pakësojë numrin e trupave nga 7 mijë e 100 në 5 mijë e 500. Kryeministri tha se një pjesë e trupave do të vazhdojnë të qëndrojnë në Irak të paktën deri në vitin 2008 për sa kohë të jenë të nevojshme. Ai shtoi se shumica e trupave të mbetura do të dislokohen në bazën ajrore të Basrës dhe do të luajnë rol mbështetës por do të vazhdojnë të gatshme për detyra luftarake.

Duke folur në Berlin, Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs tha se koalicioni i forcave ndërkombëtare në Iran mbetet i paprekur. Në Washington, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Bush e sheh tërheqjen si një shenjë suksesi, përderisa forcat britanike në Basra janë të afta të transferojnë më tepër kontroll tek irakianët. Edhe Danimarka thotë se deri në muajin gusht do ta tërheqë kontingjentin e vet prej 460 trupash në Irak. //rd//

XS
SM
MD
LG