Lidhje

SHBA, Japonia, do të ndjekin nga afër aftësitë ushtarake të Kinës


Nënpresidenti amerikan Dik Çeni dhe Kryeministri japonez Shinzo Abe ranë dakord sot në Tokio, që të dyja vendet te ndjekin nga afër aftësitë ushtarake të Kinës.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme japoneze u tha gazetarëve se zotërinjtë Abe dhe Çeni shprehën shqetësim të përbashkët lidhur me fuqizimin ushtarak të Kinës si dhe me provën e saj me raketë kundër satelitëve. Muajin e kaluar, Kina rrëzoi me një raketë provë një prej satelitëve të saj meteorologjikë, duke u bërë vendi i tretë që kryen prova të kësaj natyre.

Shtetet e Bashkuara dhe ish-Bashkimi Sovjetik i kanë testuar armë të tilla rreth 20 vjet më parë. Në një tjetër zhvillim, Nënpresidenti Çeni bëri thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Japonisë dhe Koresë së Veriut, për shtetasit japonezë të rrëmbyer nga Peniani.

Zoti Çeni tha se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë refuzimin e Japonisë për të ndihmuar ekonomikisht Korenë e Veriut, deri në sqarimin e asaj që ai e cilësoi, “çështje tragjike” të rrëmbimit të japonezëve.//lk

XS
SM
MD
LG