Lidhje

Italia në krizë të thellë politike


Presidenti italian Xhiorxhio Napoletano filloi bisedimet me udhëheqësit politikë mbi situatën në vend pas dorëheqjes dje të kryeministrit Romano Prodi.

Zoti Prodi me koalicionin e brishtë të qendrës së majtë që fitoi zgjedhjet prillin e kaluar ofroi dorëheqjen pasi humbi një votim të rëndësishëm mbi politikën e jashtme që përfshinte dispozita në mbështetje të misionit ushtarak italian në Afganistan.

Diskutimet e fundit u përqëndruan në faktin në se zoti Prodi kishte mbështetje të mjaftueshme politike për tu riemëruar. Media italiane njoftoi se presidenti ka në plan një seri takimesh që do të vazhdojnë deri nesër.

Në se presidenti zbulon një mbështetje të nevojshme midis ligjvënësve të qendrës së majtë, ai mund ti kërkojë zotit Prodi të formojë një qeveri të re. Ai mund ti kërkojë atij gjithashtu një votbesim në parlament. Në se mbështetja mungon, ai mund të caktojë një kryeministër të ri ose mund të shpërndajë parlamentin dhe të bëj thirrje për zgjedhje të parakohshme. //rd//

XS
SM
MD
LG