Lidhje

Takimi i nivelit të lartë SHBA-BE mbahet më 30 prill në Uashington


Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Bush do të jetë mikpritës i takimit vjetor të nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që do të mbahet më 30 prill në Uashington.

Në një deklaratë të bërë sot, zyrtarë të administratës thanë se bisedimet do të përqendrohen në rindërtimin e Irakut dhe të Afganistanit, terrorizmin global dhe përhapjen e armëve bërthamore.

Sipas zyrtarëve, Presidenti Bush pret të zhvillojë bisedime strategjike me Presidenten e Këshillit Evropian, Angela Merkel si dhe me Presidentin e Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barroso. Shtëpia e Bardhë thotë se diskutimet do të përfshijnë masat për pakësimin e pengesave tregtare si dhe çështje të energjisë, sigurisë dhe ndryshimeve të klimës. //ze//

XS
SM
MD
LG