Lidhje

SHBA janë dakort me raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri


Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Tom Casey, tha sot se Shtetet e Bashkuara janë dakort me raportin e paraqitur nga OSBE/ODIHR-i për zgjedhjet në Shqipëri.

“Zgjedhjet ishin përgjithësisht paqësore e demokratike. Ne jemi dakort me raportin e paraqitur nga OSBE/ODIHR-i. Raporti i tyre paraprak nxorri në pah disa shqetësime teknike dhe procedurale, si dhe probleme me përgatitjen e zgjedhjeve. Ne jemi dakort me vlerësimin e OSBE-së dhe me thirrjen që OSBE/ODIHR-i i bënë forcave politike në Shqipëri për të punuar së bashku drejt vazhdimit të procesit të reformës elektorale për të arritur synimet që i kanë vënë vetes në mënmyrë që zgjedhjet në të ardhmen të plotësojnë standarte të larta”.

Në Shqipëri, një pjesë e shtypit e kishte interpretuar qëndrimin amerikan si të ndryshëm nga ai i OSBE-së. Zoti Casey tha sot se Uashingtoni mbështet vlerësimet e OSBE/ODIHR-it.

“Ne jemi dakort me raportin e OSBE/ODIHR-it. Në shumë vende ku vepron OSBE-ja ne i shikojmë me shumë seriozitet dhe shpesh varemi nga përpjekjet e OSBE-së, ku ne po ashtu kontribuojmë, për analiza dhe vlerësime te proceve të ndryshme elektorale. Ne kemi respekt të madh për zyrën e ODIHR-it, e cila ka ekspertë shumë të mirë në radhët e saj. Në rastin e Shqipërisë ne jemi dakort me vlerësimin e tyre për zgjedhjet”. //ze//

XS
SM
MD
LG