Lidhje

Kush mund të fitojë çmimin Oscar për filmin më të mirë


25 shkurti shënon edhe natën e madhe të yjeve, pikërisht ndarjen e çmimeve prestigjoze të Akademisë apo Oscarët. E veçanta e oscarëve të sivjetëm është larmia dhe përzgjedhjet e shumta. Por kush pritet të jetë fituesi i madh...mendimi i kritikëve është po aq i sigurtë sa edhe i juaji. Në kategorinë kryesore që është ajo e filmave konkurojnë “Babel’ “The Departed” “Letters from Iwo Jima” “ Little Miss Sunshine “ si dhe “The Queen”.

Por kush mund të jetë fituesi ?.

Disa kritikë thonë se gara e sivjetme për filmin më të mirë nuk ka qënë thuajse asnjëherë kaq e larmishme. Ata thonë që kjo e bën edhe më interesante ceremoninë, pasi është e vështirë të veçosh një film.

Christy Lemire kritike filmash e agjencise se lajmeve Associated Press.

Është një vit për tu shenuar dhe shumë interesant pasi çdonjëri nga filmat mund të dalë fitues. Të pesë filmat kanë pikat e tyre interesante.

Dy kritike të njohura nga qyteti i industrisë së filmave thonë se basti i tyre qendron tek filmi mjaft popullor me buxhet të vogël rreth një familje problematike, komedia me titull “The Little Miss Sunshine.”

Jeanne Wolf me faqen e internetit Movie.com

Them për këtë film pasi të gjithë që e kanë parë më thonë sa u ka pëlqyer...është si puna e filmit “Chicago” apo “Sheakspeare in Love”. Filma që u mbesin në mendje shikuesve.

Por drama me motive mafioze e Martin Scorsesit “The Departed” grumbulloi më shumë para dhe shkaktoi më shumë bujë, por nuk e ka më atë epërsinë që kishte kur doli per herë të parë, thotë kritikja Wolf.

Christy Lemire kritike filmash e agjencise se lajmeve Associated Press.

Po ta marrësh nga ana teorike, mund të themi “Babel”. Me regjisor Alejandro Gonz, drama “Babel” ka shtatë kandidatura. Pasi fitoi Globin artë mund të thuhet se kjo është edhe standarti parashikues. Është film shumë i mirë por nuk mendoj se do të jetë fitues.

Fimi dramatik që pasqyron Luftën e Dytë Botërore, “Letters from Iwo Jima” i regjisorit Clint Eastwood ka fituar shumë simpati, kryesisht për stilin që ai ka përdorur pa mbajtur kahje politike duke treguar se të gjitha palët në konflikt e kanë të vështirë.

Sipas kritikes Lemire filmi “The Queen” i regjisorit Stephen Frears nuk paraqet ndonjë peshë të madhe. Pavarësisht se ka një admirim të madh për interpretimin e aktores Helen Mirren, filmi “The Queen” nuk parashikohet të ketë një potencial të konsiderueshëm. (KH)

XS
SM
MD
LG