Lidhje

Presidenti Moisiu fajëson mungesën e vullnetit politik për zgjedhjet


Presidenti Alfred Moisiu kërkoi sot që procesi i zgjedhjeve të mbyllet me shpejtësi dhe të zgjedhurit e rinj të nisin punën. Ai shprehu keqardhjen që përgatitja e zgjedhjeve dhe ecuria e procesit nuk u realizua në kohë dhe me cilësinë e duhur. Ai bëri përgjegjës për këtë mungesën e vullnetit politik dhe akuzoi partitë edhe për mangësitë dhe incidentet që po shoqërojnë procesin postzgjedhor.

Në momentet kur mbyllja e procesit zgjedhor po shoqërohet me zvarritje por dhe me probleme të llojeve të ndryshme deri dhe konflikte të ashpra presidenti Alfred Moisiu ka kërkuar sot mbylljen e shpejtë të tij dhe që të zgjedhurit e rinj të nisin nga puna.

Presidenti i është bashkuar shqetësimit edhe të komunitetit ndërkombëtar për mospërmbushjen e standarteve. Protagonisti kryesor në zgjidhjen e krizës për reformën zgjedhore në fillim të janarit, kreu i shtetit në një deklaratë të bërë sot thekson se mungesa e vullnetit politik dhe besimit të ndërsjelltë qenë ndër faktorët kryesorë që penguan në përgatitjen dhe ecuinë e procesit zgjedhor.

Presidenti Moisiu ka shprehur keqardhjen që partitë politike dheinstitucionet përgjegjëse nuk arritën t’i zgjidhin ato në kohën e duhur dhe me cilësinë e duhur. Kreu i shtetit bën përgjegjës sërish partitë politike dhe për procesin postzgjedhor. Periudha e administrimit të rezultateve u shoqërua me mangësi dhe incidente të panevojshme të cilat e kanë burimin edhe në sjelljen dhe ndërhyrjet e politikës.

Në ditët e fundit të dyja palët po akuzojnë njëra tjetrën për problemet që po shfaqen dhe zvarritjen e procesit. Duket qartë se këto zvarritje do të transferohen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ku janë paraqitur ankimime të shumta. Në deklaratën e presidentit Alfred Moisiu bëhet thirrje që të nisë puna për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti dhe kryerjen e një reforme të plotë elektorale të ciat thekson ai të bëjnë të mundur përgatitjen dhe zhvillimin në të ardhmen të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike.

Presidenti ka nënvizuar edhe një herë nevojën dhe rëndësinë e bashkëpunimit mazhorancë opozitë dialogut për zgjidhjen e problemev dhe respektimin e institucioneve të pavarura. //rd//

XS
SM
MD
LG