Lidhje

Banka Botërore miraton dy projekte për Shqipërinë

  • Tiranë

Banka Botërore miratoi të enjten dy projekte për Shqipërinë me një shumë rreth 60 milionë dollarësh. Projekti i parë, 25 milionë dollarë, do të financojë ndërtimin e një segmenti rrugor 26 kilometrash nga Miloti në Rrëshen, pjesë e rrugës që lidh Shqipërinë me Kosovën. Ndërsa projekti i dytë prej 35 milionë dollarësh, i cili do të përmirësojë administrimin e tokës në Shqipëri, pritet të nxitë zhvillimin e një tregu të efektshëm të tokave dhe pronës. //az//
XS
SM
MD
LG