Lidhje

Elbaradei do të vizitojë Korenë e Veriut në mars


Shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energjinë Atomike, Mohamed Elbaradei thotë se do të vizitojë Korenë e Veriut muajin e ardhshëm për të diskutuar pezullimin e punimeve në objektet e saj bërthamore.

Zoti Elbaradei tha sot se Koreja e Veriut e ftoi për vizitë, për të ndihmuar në zbatimin e një marrëveshjeje të arritur javën e kaluar për të mbyllur objektet e saj bërthamore. Pheniani gjithashtu po përpiqet të normalizojë marrëdhëniet me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Më 13 shkurt, Koreja e Veriut ra dakord të mbyllte objektin e saj bërthamor në Yongbyon dhe të lejonte agjentët e energjisë atomike të futeshin në vend për inspektime brenda 60 ditësh në shkëmbim për ndihma me energji.

Një zëdhënëse për zotin Elbaradei tha se ka të ngjarë që ai të shkojë në Korenë e Veriut në javën e dytë të marsit.

Koreja e Veriut dëboi nga vendi inspektorët e armëve në dhjetor 2002 dhe u tërhoq zyrtarisht nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore në janar 2003. //ze//

XS
SM
MD
LG