Lidhje

Irak: Fillojnë hetimet rreth njoftimeve për viktima civile në Ramadi


Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se po bëjnë hetime rreth njoftimeve për vdekje civilësh gjatë shkëmbimeve të djeshme të zjarrit në qytetin irakian Ramadi mes forcave amerikane dhe kryengritësve.

Një zyrtar ushtarak u tha gazetarëve sot në Bagdat se marinsat amerikanë nuk mendojnë se gjatë luftimeve ka patur viktima mes civilëve.

Autoritetet ushtarake njoftojnë se të paktën 12 kryengritës gjetën vdekjen në luftimet që vazhduan 6 orë. Zyrtarë irakianë thonë se mes të vrarëve kishte gra dhe fëmijë.

Në zhvillime të tjera, policia irakiane njoftoi se një person i dyshuar si i al-Kaidës është arrestuar në Basra gjatë kësaj jave.

Gjithashtu, zyrtarët njoftuan se dje u vranë katër ushtarë amerikanë – tre në provincën al-Anbar dhe një tjetër nga shpërthimi i një bombe pranë qytetit al-Divanija. //ze//

XS
SM
MD
LG