Lidhje

Ish-presidenti Klinton grumbullon pasuri të madhe nga fjalimet


Sipas gazetës Uashington Post, vitin e kaluar, Presidenti Klinton mbajti gjithsej 352 fjalime, pra mesatarisht një fjalim në ditë, duke fituar gjithsej 9 deri në 10 milion dollarë.

Vetëm 20 përqind e fjalimeve i shërbyen buxhetit të tij personal, të tjerat ai ose i mbajti falas ose fitimet prej tyre shkuan si donacione për fondacionin Klinton, i cili merret me zgjidhjen e problemeve globale siç është sida.

Ish Presidenti Klinton erdhi në Shtëpinë e Bardhë me të ardhura modeste dhe u largua me një borxh të madh. Tani pas 6 vjetësh, ai ka grumbulluar rreth 40 milion dollarë nga pagesat për fjalimet që mban. Disa nga fjalimet e tij paguhen me deri 150 mijë dollarë secili. Ai flet jo vetëm në Amerikë por edhe në kontinente të tjera.

Sipas gazetës, një fjalim i vetëm në Itali, i dha atij 350 mijë dollarë ndërsa me 9 fjalime në Japoni ai grumbulloi mëse 1 milion e 600 mijë dollarë. //ze//

XS
SM
MD
LG