Lidhje

Ceremonia çmimeve Oscar me prirje ndërkombëtare


Pritej që të djelën sytë e botës do të drejtoheshin nga Hollivudi, ku zhvillohet ceremonia e dorëzimit të çmimeve Ocar. Ndërkohë u njoftua se ceremonia e dhënies së çmimeve mbart sivjet frymë ndërkombëtare.

Peter O’Toole, me origjinë irlandeze dhe i rritur në Britani, është një nga aktorët kandidatë për çmim Oscar për rolin kryersor të luajtur në filmin “Afërdita”. Helen Mirren do të konkurojë për çmimin aktores më të mirë në rolin e monarkes brtanike, Elizabeta e Dytë, në filmin “Mbretëresha”. Mirren vetë është britnaike, por detyra për të portretizuar një figurë tepër të njohur ishte e jashtëzakonshme dhe kritikët e kanë quajtur karakterin e sjellë prej saj në film çuditërisht të saktë.

Vetëm një aktore amerikane është sivjet kandidate për çmimin Oscar. Është fjala për Mirel Strep që luan në filmin-satirë The Devil Wears Prada - Djalli Vishet me Sende të Zgjedhura. Dy kandidate janë britanike, Judi Dench për lojën në filmin “Shënime të një Skandali” dhe Kate Winslet në filmin “Fëmijë të Vegjël”. Spanjollja Penelope Cruz është kandidate për çmim Oscar për rolin në filmin tragjikomik, Volver”. “Është nder i madh të emërohesh kandidate, thotë Cruz, të jesh ndërmjet këtyre aktoreve të mrekullueshme. Sivjet konkurrenca është tepër e fortë dhe fakti që unë emërohem kandidate me një film në spanjisht është edhe më i veçantë”.

Aktori i lindor në Afrikë, Djimon Hounsou, është kandidat për aktorin më të mirë në rol të dytë në filmin “Diamandet e Gjakut”. Në këtë film luan Leonardo DiCaprio, i cili kandidon për aktorin më të mirë në rol kryesor. Subjekti i filmit është një histori konflikti dhe grykësie për t’u pasuruar, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Sierra Leonen e viteve 90-të. Amerikani Forest Whitaker është po ashtu kandidat për çmim Oscar për rolin kryesor të luajtur në filmin “Mbreti i Fundit i Skocisë”, ku portretizon diktatorin ugandez, Idi Amin.

Rinko Kikuchi nga Japonia dhe Adriana Bazzarra nga Meksika janë kandidatë për role të dyta në melodramën “Babeli”, ngjarjet e së cilës zhvillohen në disa vende të botës.

Drejtori i këtij filmi, meksikani Alejandro Gonzales, do të konkurrojë si drejtori më i mirë. Skenaristi meksikan, Guillermo Arriaga, është kandidat gjithshtu për skenarin e tij origjinal, kurse Guillermo del Torro është kandidat për një tjetër film meksikan, “Labirinthi i Panit”. Pani në mitologji konsiderohej Zoti i Blegorisë. Ky film me subjet imagjinar është cilësuar kandidat në gjashtë kategori të çmimeve Oscar.

Filmat “Babeli” dhe “Mbretëresha” do të konkurrojnë në kategorinë e filmit më të mirë bashkë me filmin në gjuhën japoneze me subjekt lufte, “Letra nga Ivo Xhima” me drejtor amerikanin Clint Eastwood. Filma të tjerë që emëruar kandidatë në këtë kategori janë melodrama me aksion The Departed – “I Vdekuri” dhe komedia Little Miss Sunshine.

Pritej që ceremonia do të transmetohej në të gjithë botën dhe shikues nga më shumë se 100 vende ta ndiqnin atë. //az//

XS
SM
MD
LG