Lidhje

Koreja e Veriut ndërmerr hapa për realizimin e premtimeve


Koreja e Veriut po ndërmerr hapa për të realizuar premtimet e bëra në marrëveshjen historike bërthamore në fillim të këtij muaji.

Dje, Peniani ftoi për vizitë kreun e agjencisë bërthamore të OKB-së, Mohamed ElBaradei – hera e parë kjo që kur inspektorët e kësaj agjencie u dëbuan nga vendi më shumë se katër vjet më parë.

Zoti ElBaradei pritet të shkojë në Penian në muajin mars dhe të diskutojë rreth mbylljes së objekteve të tij bërthamore dhe rreth rivendosjes së mundëshme të marrëdhënieve me agjencinë bërthamore të OKB-së.

Sot, gazetat koreanojugore njoftonin se kryenegociatori i Penianit për çështjet bërthamore Kim Kye Kwan do të vizitojë San Fransiskon të enjten për të mbajtur një leksion në Universitetin e Stanfordit.

Njoftohet se pas kësaj, ai do të shkojë në Nju Jork për t’u takuar me homologun e tij amerikan, Kristofer Hill.

As zyrtarët koreanojugorë dhe as ata amerikanë nuk i kanë konfirmuar njoftimet.//kk//

XS
SM
MD
LG