Lidhje

Shqipëri: Procedurat e zgjedhjeve rrezikojnë të bllokohen në dy qytete të mëdha

  • Armand Mero

Në Shqipëri, kur po mbushet një javë nga dita e votimit për zgjedhjet e pushtetit vendor, procesi nuk është mbyllur ende dhe rrezikon të jetë i bllokuar në të paktën dy qytete të mëdha, ndërsa komisioni qendror i zgjedhjeve nuk ka mundur të japë rezultatet për më shumë se 40 njësi të qeverisjes vendore.

Opozita ka akuzuar të djathtën për bllokim të procesit duke paralajmëruar se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë manipulimin e rezultatit.

E djathta e ka hedhur poshtë këtë pretendim, ndërsa e quan veten fituese. Por brenda saj, drejtues të lartë, shohin me shqetësim humbjen në qytetet e mëdha dhe kërkojë reflektim dhe ndryshime thelbësore në qeverisjen e vendit. //az//

XS
SM
MD
LG