Lidhje

Forcat izraelite vendosin ndalim-qarkullimin në Nablus


Forcat izraelite kanë vendosur ndalim-qarkullimin në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, ndërkohë që trupat po zhvillojnë bastisje shtëpi në shtëpi, për të gjetur ekstremistë.

Sipas dëshmitarëve, një numër i madh makinash ushtarake hynë sot në mëngjes në Nablus, duke bllokuar rrugët dhe duke rrethuar ndërtesat, përfshirë spitalet. Izraeli thotë se dy ushtarë u plagosën në luftime me ekstremistët. Zyrtarët palestinezë thonë se disa banorë të Nablusit gjithashtu u plagosën gjatë dhunës.

Forcat izraelite morën kontrollin e stacioneve lokale të radios, për të transmetuar emrat e ekstremistëve të kërkuar. Zyrtarët ushtarakë izraelitë thotë se operacioni ka për synim gjithashtu gjetjen e stoqeve me lëndë plasëse.

Ligjvënësi palestinez Saeb Erekat e dënoi operacionin, duke thënë se do të nxisë një cikël të ri dhune ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve. //kk//

XS
SM
MD
LG