Lidhje

Shqipëri: Dënohen 3 zyrtarë të Partisë Balli Kombëtar Demokrat


Në Shqipëri gjykata e Tiranës vendosi sot masën e arrestit në burg për kryetarin e partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, Sekretarin e Përgjithshëm Çelo Hoxha dhe arrest shtëpiak për shefin organizativ të kësaj partie, Tomorr Gostivari.

Të tre akuzohen nga prokuroria për falsifikim të dokumentave, që u janë drejtuar Komisioneve Zgjedhore. Behet fjalë për regjistrimin si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës te shtetasit, Akile Rama, i cili më pas deklaroi se nuk kishte menduar ndonjherë të kandidonte.

Sipas prokurorit të çështjes, të pandehurit kanë falsifikuar jo vetëm firmën e të ndjerit Akile Rama por dhe të dy personave të tjerë në rrethin e Fierit. Po ashtu sipas prokuorisë janë kryer manipulime dhe me firmën e deputetit të partisë demokratike, Gëzim Karapici, emri i të cilit figuronte si mbështetës i kandidaturës së të moshuarit.

Partia Demokratike e konsideroi dje arrestimin e zotit Çelo Hoxha si një vendim politik dhe hakmarrje të prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Protesta ka patur edhe nga gazeta Tema ku Çelo Hoxha punon si redaktor.

Por prokuori i çështjes deklaroi sot se qëndrimet ligjore të gjykatës dhe të organit të akuzës nuk kanë të bëjnë aspak me ushtrimin e detyrës së gazetarit nga ana e Hoxhës, duke hedhur poshtë akuzat për ndikime politike në hetimin e kësaj çështjeje. //ze//

XS
SM
MD
LG