Lidhje

Gjykata e Hagës: Serbia nuk mban përgjegjësi të drejtë për drejtë për gjenocidin e myslimanëve të Bosnjes gjatë luftës


Gjykata Ndërkombëtare e Hagës shpalli sot vendimin, në bazë të të cilit Serbia nuk mban përgjegjësi të drejtë për drejtë në gjenocidin e myslimanëve të Bosnjes në Srebrenicë në vitin 1995. Megjithatë në vendimin e Gjykatës thuhet se udhëheqësit e këtij vendi dështuan të përdornin ndikimin e tyre të madh për të parandaluar masakrën.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara u shpreh me fjalë tepër kritike për Serbinë, por hodhi gjithashtu poshtë kërkesën e Bosnje për kompensime financiare.

Ky vendim i përgjigjet një padije të ngritur nga Bosnje-Hercegovina, e cila e kishte akuzuar Serbinë për organizimin e spastrimit etnik masiv kundër mylimanëve dhe kroatëve të Bosnjës gjatë luftës në periudhën 1992-95.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës për ish Jugosllavinë ka dënuar tashmë një numër individësh për krime lufte, përfshirë edhe gjenocid, gjatë luftën në Bosnje.

Në korrik të vitit 1995, forca të ushtrisë serbe të Bosnjes vranë rreth 8 mijë burra dhe djem, duke mos përfillur një vendim të OKB-së, që e shpallte Srebrenicën vend të sigurtë për civilët myslimanë. Kjo masakër konsiderohet si krimi më i rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. //ze//

XS
SM
MD
LG