Lidhje

Pas shumë vjetësh pritje, një natë triumfi për Martin Skorsezen


U deshën 26 vjet, gjashtë kandidatura për regji dhe dy të tjera për skenar që Martin Scorsese të fitonte më në fund një Oscar. Akademia e nderoi atë dje si regjisori më i mirë me filmin The Departed, më i miri gjithashtu në kategorinë e filmit më të mirë.

Komediania Ellen DeGeneres drejtoi ceremoninë që u zhvillua në teatrin Kodak të Los Angelesit. Megjithëse e priste triumfin, Scorsese dukej i habitur që fitoi duke pyetur – A mund ta shikoni edhe një herë zarfin? Një nga yjet e filmit të tij, Jack Nicholson e priti prapa kuintave për ta përqafuar regjisorin pas fjalimit.

Disa minuta më votë Scorsese provoi diçka tjetër për herë të parë - filmi i tij fitoi çmimin si më i miri.

Filmi është një histori bandash rivale dhe policësh të korruptuar.

Çmimet për aktorin dhe aktoren më të mirë shkuan për Forest Whitaker për portretizimin e Idi Aminit në filmin The Last King of Scotland dhe Helen Mirren për filmin The Queen.

Në fjalimin e tij emocional Whitaker përmendi fëmijërinë e tij.

“Eshtë e mundur për një fëmijë nga Teksasi Lindor i rritur në Los Angelos të besojë në endrrat e tij, t’u përkushtohet atyre me gjithë zemër dhe të arrijë t’i prek ato dhe ti kthejë në realitet”.

Mirren falenderoi mbretëreshën britanike Elizabeth II që e ndihmoi të fitonte çmimin.

“E falenderojë atë, pasi po të mos ishte ajo nuk do të isha këtu. Zonja dhe zotërinj ju jap Mbretëreshën,” tha ajo.

Aktori veteran Alan Arkin fitoi Oscarin për aktorin më të mirë në rolin e dytë për interpretimin në filmin Little Miss Sunshine, ndërsa aktorja e re Jennifer Hudson fitoi të njëjtën kategori për rolin e saj në muzikalin Dreamgirls.

Dokumentari mbi ndryshimet klimatike An Inconveniet Truth fitoi gjithashtu Oskar duke marrë disa nga brohoritjet më të zjarrta të mbrëmjes për ish nënpresidentin Al Gore.

“Njerëzit në mbarë botën dhe ne duhet të zgjidhim krizën klimatike. Ajo nuk është një çështje politike, nuk është as morale. Kemi çdo gjë që duhet për të filluar, vullnetin për të vepruar. Ai është burim i pashtershëm”. //ze//

XS
SM
MD
LG