Lidhje

Koha e keqe shkaktoi anulimin e takimit Çeni-Karzai


Koha e keqe bëri që të anulohet një takim midis nënpresidentit Dick Cheney dhe presidentit afghan, Hamid Karzai.

Zëdhënësi i presidentit Karzai tha se dëbora e vazhdueshme e bëri shumë të rrezikshëm udhëtimin me helikopter prej rreth 50 kilometrash nga baza ushtarake amerikane në Bagram për në Kabul.

Zoti Cheney mbrriti sot në Afganistan nga Pakistani ku u takua me presidentin Pervez Musharraf.

Gjatë vizitës në Pakistan, nënpresidenti amerikan paralajmëroi se kryengritësit talebanë po rigrupohen në zona të largëta të Pakistanit për të ndërmarrë një ofensivë të re në Afganistan.

Një zyrtar pakistanez tha se zoti Cheney përshëndeti kontributin e Pakistanit në luftën kundër terrorizmit, pori bëri thirrje gjeneralit Musharaf të bëjë më shumë.

Zyrtari tha se zoti Musharraf ritheksoi vendosmërinë e Pakistanit dhe siguroi zotin Cheney se vendi i tij po bën sa mundet për të siguruar kufijtë dhe për të mposhtur terroristët. //ze//

XS
SM
MD
LG