Lidhje

Serbët demonstrojnë para ambasadës amerikane në Beograd


Mijëra serbë demonstruan sot përpara ambasadës amerikane në Beograd për të protestuar ndaj planit të ndërmjetësit Marti Ahtisari për të ardhmen e Kosovës.

Të paktën 20 mijë vetë morën pjesë në protestë duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen ndaj planit dhe duke kërkuar që Rusia t’i verë veton atij.

Kryediplomati amerikan në Beograd Roderik Mur priti përfaqësues të protestuesve të cilëve u tha se plani i Ahtisarit do të garantojë të drejtat për të gjithë popullin e Kosovës, duke përfshirë serbët.

Në Moskë, Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha përsëri se vendi i tij është kundër çdo plani që nuk është i pranueshpm nga të dyja palët. Ai shprehi shqetësim që propozimi i zotit Ahtisari nuk përfill preokupimet e ligjshme të Beogradit.//lk

XS
SM
MD
LG