Lidhje

Sarajevë: Protestë kundër vendimit të Gjykatës Botërore


Mijra njerëz demonstruan sot në Sarajevë kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sipas të cilit Serbia nuk është drejtpërdrejt përgjegjëse për gjenocidin ndaj Bosnjes gjatë luftës së viteve 1992-95. Vendimi u prit me zemërim në Bosnje, e cila kishte ngritur aktpadinë në këtë gjykatë.

Në gazetat e sotme, faqet e para dominoheshin nga fotografi të viktimave të masakrës së Srebrenicës. Në njërin prej titujve lexohej: "Serbia e Madhe shpallet jo fajtore". Një element kyç në vendimin e djeshëm të Gjykatës ishte se nuk u arrit të vërtetohej që ndonjë zyrtar në Serbi ose ndonjë organ zyrtar i shtetit ka pasur synimin e qëllimshëm për të shkatërruar plotësisht ose pjesërisht popullatën myslimane të Bosnjes.//lk

XS
SM
MD
LG