Lidhje

Bisedime SHBA-Koreja e Veriut për normalizimin e marrëdhënieve


Shtetet e Bashkuara dhe Korea e Veriut do të zhvillojnë javën e ardhshme bisedime në Nju Jork, lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack, u tha dje gazetarëve se bisedimet janë vetëm hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ai shtoi se nuk ka të ngjarë që takimi të arrijë rezultate të menjëhershme.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë patur kurrë marrëdhënie zyrtare me Korenë e Veriut.

Bisedimet që do të fillojnë të hënën, përbëjnë zhvillimin më të fundit për vënien në zbatim të marrëveshjes së arritur muajin e kaluar për armët bërthamore të Koresë së Veriut.

Kryenegociatori amerikan në bisedimet bërthamore me Korenë e Veriut, ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Hill tha dje se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të zgjidhin një mosmarrëveshje financiare me rëndësi me Korenë e Veriut, që u bë shkak për ngecjen e bisedimeve për një vit. Megjithatë, ai tha se ajo nuk do t’i zgjidhë të gjitha problemet e Koresë së Veriut në sistemin financiar ndërkombëtar. //iç//

XS
SM
MD
LG