Në Shtetet e Bashkuara aksionet e bursës patën sot rritje pas rënies drastike që pësuan dje tregjet botërore dhe që u shkaktuan nga shqetësimet mbi gjendjen e tregut kinez dhe të ekonomisë amerikane.
Në Europë, aksionet ishin më të ulta në shkëmbimet e pasdites.
Në Azi, investitorët vazhduan të shesin edhe sot aksione dhe bursa e Tokios ra rreth 3 përqind ndërsa ajo e Hong Kongut 2,5 përqind.
Aksionet në bursën e Shangait u rritën katër përqind pas rënies së djeshme prej 9 përqind.
Në Shtetet e Bashkuara, kjo ishte rënia më e madhe që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.//ii