Lidhje

Indonezia bashkëpunon përsëri me OBSH mbi gripin e shpendëve


Indonezia thotë se do të rifillojë të ndajë mostra të gripit të shpendëve me Organizatën Botërore të Shëndetsisë pasi u sigurua se ato nuk do të përdoren për qëllime komerciale.

Ministri i Shëndetsisë, Siti Fadillah Supari, tha sot se drejtoresha e Organizatës Botërore të Tregëtisë, Margaret Çan, dha siguri se mostrat nga Indonezia do të përdoren vetëm për qëllime diagnostikimi.

Xhakarta ngjalli një debat të madh muajin e kaluar kur tha se do t’i ndante mostrat e rasteve të gripit të shpendëve me vende apo organizata që bien dakord se nuk i përdorin ato për përfitime komerciale.

Ndërkohë, media shtetrore në Kinë njoftoi se një grua në provincën jug-lindore të Fugjijanit është infektuar me virusin H5N1 të gripit të shpendëve, rasti i parë i gripit të shpendëve tek njeriu në Kinë pas 7 javësh.

Gjetkë në Azi, zyrtarët në Birmani kanë konfirmuar përhapjen përsëri të virusit H5N1 tek një fermë pulash afër Rangunit.

Më shumë se 160 njerëz kanë vdekur nga gripi i shpendëve që prej shpërthimit të këtaj sëmundjeje në vitin 2003. //ze//

XS
SM
MD
LG