Lidhje

Irak: Vriten tre persona të dyshuar si terroristë, kapen 16 të tjerë


Ushtria amerikane tha se forcat e koalicionit vranë tre persona të dyshuar si terroristë dhe kanë kapur 16 të tjerë në operacionet e sotme në Irak.

Ushtria tha se sulmet që kishin si objektiv al-Kaidën në Irak u ndërmorrën në perëndim të Ramadit dhe në jug të Bagdatit.

Në njoftime të tjera, një sulm me makinë bombë në Falluxha goditi autokolonën e të ftuarve në dasmën e një polici irakian, duke vrarë të paktën 5 vetë. Ndërsa një tjetër sulm me makinë bombë anës rrugës, la të vrarë një person.

Ndërkohë, presidenti irakian Xhalal Talabani doli sot në televizionin irakian për herë të parë, që të dielën, kur kishte ikur në Jordani për t’u kuruar. Ai tha se ishte mirë me shëndet dhe se do të kthehet në Irak, për të vazhduar punën për popullin irakian. Talabani, i cili është 70 vjeç, po kurohej në Aman për mbilodhje me dehidratim. //ze//

XS
SM
MD
LG