Lidhje

Katër aktorë të njohur në komedinë Wild Hogs


Nje film i ri, i sapo dalë në kinema, ka bashkuar katër nga yjet me te mëdhenj të Hollivudit. “Wild Hogs” na çon në një udhëtim me motorçikleta me John Travolten, Martin Lawrence, Tim Allen dhe William H. Macy.

Pjesa më e mirë, perveç batudave të përditshme me njëri tjetrin,thotë Tim Alleb, ishte shansi te ngisnim motorçikletat. Në filmin “Wild Hogs” katër shokë e shndërrojnë xhiron e tyre të fundjavës me motoçikleta në një aventurë që kapërcen shtetin e tyre. Filmi nxjerr në pah miqësinë, atë që i mungon shoqërisë së sotme, thotë Travolta.

Ai thotë se burrat kur martohen harrojnë shoqërinë. Ideja është që duhet vazhduar shoqëria ... duhet patur shokë. Aktorët u bënë shokë të ngushtë gjatë xhirimeve në New Mexico.

Fitorja e çmimit Oscar nga Martin Scorsese e ka nxitur atë që të fillojë bashkëpunimin me skenaristin William Monaham, ish partnerin në dramën “The Departed”. Ideja është për një film për rock and rollin me titull “Long Play”. Scorcese ishte fitues dhe po e shijon çmimin e shumëpritur, ndërkohë që edhe ata që nuk patën të njëjtin fat, kompanitë e mëdha lanë diçka menjanë sa për publicitet. Fjala është për shportën e dhuratave të Oscarëve që kap shumën e 72 mijë dollarëve.

Këto dhurata janë për ata që kandiduan por nuk patën fatin të merrnin një Oscar. Presidenti i kompanisë “Distinctive Assets” që fshihet pas shportës 72 mijë dollarëshe, Lash Fary, tregon dhuratat me interesante brenda shportës.

Dhurata më e shtrenjtë në shportë ëdhtë një çertifikatë që kap shumën e 26 mijë dollarëve që mund të përdoret në kasinon “Cesar Palace” ku përfshihen blerje nëpër dyqanet e shtrenjta, hoteli apo koncertet nga Elton John apo Celine Dion.

Më parë, dhurtat të tilla kapnin shumën e 100 mijë dollarëve, por Akademia e Filmit tha se nuk do të kishte më dhurata të tilla. Agjencia e taksave më pas i konsideroi këto dhurata si të ardhura që duheshin taksuar, dhe vetë Akademia hoqi dorë nga shportat me dhurata.

Por megjithatë industria e dhuratave për yjet vetëm sa po lulëzon. Drejtuesi i lartë i njërës prej tyre shpjegon se taksimi nuk ka shkaktuar ndonjë ndikim të madh.

Shpesh herë disa nga yjet e Hollivudit i kthejnë mbrapsht dhuratat, Por zoti Fray, kompania e të cilit ka dhënë shporta të tilla për ceremoni si Grammy, Tony apo MTV, thotë se një pjesë e konsiderueshme e aktorësh do të pranojnë dhuratat.

Kjo është edhe rruga më e lirë dhe e sigurtë që kompanitë e mëdha përdorin për të reklamuar prodhimet e tyre duke u munduar që të krijojnë një lidhje mes prodhimeve të tyre dhe yjeve që i përdorin ato. Përfituesit e sivjetshëm të këtyre dhuratave përfshijnë kandidatët për aktorin dhe aktoren më të mirë, aktorin apo aktoren më të mirë në rolet e dyta si dhe regjisorin më të mirë.

XS
SM
MD
LG