Lidhje

Bien përsëri çmimet e aksioneve në tregjet botërore


Çmimet e aksioneve ranë përsëri sot në tregjet amerikane, evropiane dhe aziatike.

Rënia filloi të hënën mes shqetësimeve rreth gjëndjes së tregut kinez dhe ekonomisë amerikane. Tregjet amerikane u rritën dje por sot ranë përsëri.

Treguesit kryesorë të bursës amerikane ranë deri në 2 përqind por e morën përsëri veten një orë pas hapjes së bursës. Edhe treguesit kryesorë të bursave evropiane ranë deri në 2 presje 4 përqind por më pas filluan të rriten përsëri.

Në Azi tregjet kryesore të aksioneve ranë për të tretën ditë me radhë.

Tregjet në Kinë kanë qënë të luhatur këtë javë. Sot indeksi i Shnagait humbi gati tre përqind.

Aksionet në Hong Kong ranë 1 presje 5 përqind në vlerë ndërsa bursa japoneze u mbyll me 0 presje 9 përqind humbje.

Bursat e Zelandës së Re dhe Filipineve sot shënuan rritje. //ze//

XS
SM
MD
LG