Lidhje

Dy kulla, një në Kosovë, një në Serbi, shikohen si simbole negative

  • Beri Ud

Kjo është historia e dy kullave, që dikur kanë njohur lavdi, por sot e gjejnë veten në anën e gabuar të kufirit. Njëra prej tyre ndodhet në Kosovë dhe nderon serbët, ndërsa tjetra ndodhet në Beograd dhe nderon hungarezët.

Kulla e thjeshtë prej guri pranë Prishtinës ndodhet në vendin ku u zhvillua një betejë epike e shekullit të 14 ndërmjet serbëve dhe turqve. Tani ajo është nën roje të vazhdueshme nga trupat e Natos. Për shumë shqiptarë në Kosovë, monumenti historik është një kujtesë e padurueshme e sundimit serb. Në vitin 1989 presidenti i atëhershëm Sllobodan Millosheviç foli para një turme të madhe, në një paralajmërim ogurzi për konfliktin etnik.

Kohët e fundit militantë shqiptarë u përpoqën ta shkatërrojnë këtë monument. Për ta, identiteti i Kosovës duhet të jetë thjesht shqiptar, ashtu si monumentet e reja që janë ngritur në rrugët e Prishtinës.

Por jo të gjithë shqiptarët janë të këtij mendimi. Arkitekti Bujar Demjaha thotë se monumentet serbe pasqyrojnë realitetin e larmishëm kulturor të Kosovës.

"Mendoj se monumentet mund të ndihmojnë për t’i afruar njerëzit".

350 kilometra më tutje, në Serbi ndodhet një tjetër monument i padëshirueshëm. Një shekull më parë kufijtë e Hungarisë shtriheshin deri në periferi të Beogradit. Kulla Gardons u ndërtua për të shënuar 1 mijë vjetorin e kombit hungarez. Kjo kullë dikur shumë tërheqëse për turistët, është mbyllur nga nacionalistët serbë që kanë pushtetin lokal. Historiani Miodrag Dabizic dëshiron që kulla të restaurohet dhe të rihapen studioja artistike dhe kafeneja.

"Autoritetet e diskutojnë një gjë të tillë, por nuk e di nëse do ta bëjnë realitet".

Në bazë të planit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, monumentet fetare dhe kulturore serbe duhet të ruhen. Në Beograd nuk ekziston ndonjë plan për restaurimin e kullës Gardos. //ze//

XS
SM
MD
LG