Lidhje

Irak: Gjehen trupat e 14 policëve


Zyrtarët irakianë thonë se janë gjetur trupat e 14 policëve, disa orë pasi një grup suni që ka lidhje me Al-Kaidën deklaroi se kishte rrëmbyer 18 vetë, në një akt që thuhet se ishte hakmarrje ndaj një përdhunimi.

Zyrtarët thonë se trupat u zbuluan sot në provincën Diyala. Zyrtarët irakianë kishin njoftuar me parë se 14 policë figuronin të zhdukur në Diyala.

Në një deklaratë të publikuar në internet, organizata Shteti Islamik njofton se rrëmbimet ishin akte hakmarrjeje për përdhunimin muajin e kaluar të një gruaje nga pjesëtarë të forcave të rendit të dominuara nga shiitët.

Në zhvillime të tjera, burime irakiane sigurimi bëjnë të ditur se një makinë bombë shpërtheu në një treg të lagjes shiite Sadr të Bagdatit, duke vrarë 10 vetë dhe plagosur 17 të tjerë.

Po ashtu, ushtria amerikane njofton se një bombë e vënë në anë të rrugës la të vrarë 2 ushtarë dhe një përkthyes irakian sot në veriperëndim të Bagdatit. //ze//

XS
SM
MD
LG