Lidhje

14 policë figurojnë të humbur në Irak


Një grup suni në Irak i lidhur me Al-Kaidën thotë se ka rrëmbyer 18 punonjës të Ministrisë së Brendëshme.

Në një deklaratë të publikuar në internet thuhet se punonjësit u kapën në provincën Dijala në shenjë hakmarrjeje ndaj përdhunimit të një gruaje suni nga disa policë muajin e kaluar. Faqja elektronike tregon fotografitë e 18 personave – disa me uniformë dhe të tjerë të veshur si civilë.

Zyrtarët irakianë thanë sot se 14 policë figurojnë të humbur në Dijala në veri të Bagdatit që nga dita e djeshme. Zyrtarët po hetojnë nëse oficerët e humbur janë midis të rrëmbyerve.

Ndërkohë ushtria amerikane në Irak tha se dy ushtarë dhe përkthyesi i tyre irakianë u vranë sot nga një bombë në anë të rrugës në Bagdatin veriperendimor. //rd//

XS
SM
MD
LG