Lidhje

Pas bisedimeve të Vjenës


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Kosovën tha se të dyja palët mbeten diametralisht të kundërta lidhur me të ardhmen e Kosovës.

Megjithatë kryenegociatori Marti Ahtisari i ftoi palët në një takim final më 10 mars para se ai të paraqesë propozimin e tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në fund të këtij muaji. Komentet e zotit Ahtisari në Vjenë vijnë pas më shumë se një javë bisedimesh midis përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës.

Plani i ofron Kosovës vetqeverisje dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, por jo pavarësinë e plotë që kërkojnë shqiptarët.

Serbia e kundërshton planin pasi ai dhunon integritetin territorial të saj. Rusia mbështet Serbinë duke lënë të kuptohet se mund t'i verë veton planit në Këshillin e Sigurimit.

Shqiptarët që e kundërshtojnë planin dhe kërkojnë pavarësi të menjëhershme kanë planifikuar të zhvillojnë demonstrata nesër në Prishtinë. //rd//

XS
SM
MD
LG