Lidhje

Anija Kasini dërgon pamje magjepsëse të Saturnit


Anija ndërkombëtare e hapësirës Kasini ka dërguar në Tokë imazhe të papara ndonjëherë nga Saturni nga lart dhe nga unazat e tij madhështore.

Planeti është i rrethuar plotësisht nga unaza në imazhet e publikuara dje nga Nasa. Shkencëtarët thanë se këto ishin imazhe që i kishin pritur prej vitesh. Shkencëtarja e Kasinit Karolin Porko në Institutin Shkencor të Hapësirës në Boulder të Kolorados i cilësoi pamjet si magjepsëse.

Kasini i fotografoi imazhet kur ishte në orbitën më të lartë në dy muajt e fundit. Misioni prej 3 presje 3 miliardë dollarësh i financuar nga Nasa dhe agjencitë italiale dhe evropiane të hapësirës filloi në vitin 1997.

XS
SM
MD
LG