Lidhje

Irak: 10 të vdekur, 17 të plagosur nga shpërthimi i një makine bombë


Njoftohet se një makinë-bombë shpërtheu sot në një treg të lagjes shiite Sadr të Bagdatit duke shkaktuar vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e 17 të tjerëve.

Ndërkohë, një grup suni në Irak i lidhur me Al-Kaidën thotë se ka rrëmbyer 18 punonjës të Ministrisë së Brendëshme. Agjencia e lajmeve Associated Press citon një zëdhënës të Ministrisë që tha se janë gjetur trupat pa jetë të14 policëve të sigurimit.

Në një deklaratë të publikuar në internet, grupi Shteti Islamik në Irak thotë se rrëmbimi i tyre në provincën Dijala u bë në shenjë hakmarrjeje ndaj përdhunimit muajin e kaluar të një gruaje suni nga disa policë shiitë.

Ndërkohë ushtria amerikane në Irak tha se dy ushtarë dhe përkthyesi i tyre irakian u vranë sot nga një bombë në anë të rrugës në Bagdatin veriperendimor. //ze//

XS
SM
MD
LG