Lidhje

Yjet - Me aktorin Xhoni Dep


Johnny Depp është një nga aktorët më poliedrik dhe intrigues të ditëve tona. Ai nisi karrierën si një idhull adoleshent duke kaluar më pas në role eksentrike në filma si Edward Scissorhands dhe What’s Eating Gilbert Grape e deri tek portretizimi i paharruar i piratit në triologjinë Piratët e Karaibeve.

Si spektatorët ashtu edhe kritikët e admirojnë të talentuarin dhe të pahshmin Johnny Deep i cili vazhdon të sjell interpretime të arrira, duke kaluar me lehtësi midis filmave me buxhet të lartë dhe personazheve të pazakontë që e tërheqin.

Interpretimi i tij është gjithmonë intrigues dhe dashuria e tij për skenën shfaqet përmes karakreteve të ndryshëm. I njohur fillimisht si një idhull adoleshent, Johnny ka ardhur përmes një rruge të gjatë që nga shfaqja e tij e parë televizive 21 Jump St. duke e treguar veten si një aktor i talentuar dhe i adobtueshëm përmes zgjedhjes së roleve me kujdes dhe duke punuar për ti bërë personazhet sa më të vërtetë. Ai është një aktor që asnjëherë nuk përsërit veten dhe pa dyshim që ka arritur të forcojë pozitat e tij. "Ishte hera e parë që isha në një film ku i shkova regjisorit në fund të xhirimeve dhe e pyeta në se ishte i sigurtë se nuk na duhej të vazhdonim punën. Vërtet më pëlqeu të rrija aty. Ja kalova shumë mirë", thotë ai për xhirimet në. Once Upon a Time in Meksico – Një herë në Meksikë.

Depp është një aktor i qetë por që me suksesin e vazhdueshëm u ka provuar kritikëve se është më shumë sesa thjesht i pahshëm. Në Piratët e Karaibeve ai luan jo çuditërisht, rolin e piratit Swallow, një rol që duket se është bërë për të dhe të cilin ai e pëlqen ta luaj. "Ishte një kohë e paharuar për mua, të ndërtoja këtë personazh, ta zbuloja atë dhe më të fund të isha ai. Ishte një proces i mrekullueshëm, aq sa më merr malli për të. Kalova një periudhë, dy muaj pasi mbaruan xhirimet kur isha vërtet i depresuar".

Lindur në Kentucky dhe rritur në Florida pas një numër përpjekjesh të dështuara për karrierë në industrinë e muzikës, ai u njoh papritur me Nicholas Cage i cili e inkurajoi për të provuar aktrimin. Ai realizoi filmin e parë në vitin 1984, A Nightmare on Elm Street. Roli i parë që e veçoi ishte në filmin fantastik të Tim Burton, Edward Scissorhands në vitin 1990 që ishte një sukses i madh që i dha çmime si nga kritikët edhe nga publiku. Popullariteti i tij filloi të rritej. Në vitin 1993 luajti në Benny and Joon, karakterin e një të riu të trazuar që beson se është riinkarnimi i Charlie Chaplinit dhe Buster Keaton.

Rolet e Johnnyt vazhduan të diversifikohen në filma si Fear and Loathing in Las Vegas dhe atë të bosit të kokainës George Jung në Blow. Johnny është i palodhur dhe arrin të jetë aktor i saktë i rolit që i besohet. Ai është një interpretues me origjinalitet që e ka vendosur veten në industri si një aktorë që pëlqehet pavarësisht nga tendenca e kritikëve për ta quajtur atë thjesht një djalë bukurosh.

Të gjitha këto role të çojnë në konkluzionin e pashmangshëm se e ardhmja e këtij aktori të talentuar është aq e ndritur dhe e ndryshme sa edhe imagjinata e tij e gjallë dhe e shfrenuar.//rd//

XS
SM
MD
LG