Lidhje

Shqipëria nën vëzhgimin e vendeve të anëtare të aleancës së Natos


Shqipëria dhe dy vendet e tjera ballkanike Kroacia dhe Maqedonia, të cilat aspirojnë të bëhen pjesë e Natos do të jenë si asnjëherë më parë nën vëzhgimin e vendeve anëtare të Aleancës për nivelin e standarteve dhe arritjet e secilit vend.

Këto komente u bënë sot nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Natos John Colston i cili në krye të një misioni faktmbledhës mori pjesë sot në Tiranë në një takim të organizuar nga parlamenti shqiptar.

Shqipëria shpreson shumë që në samitin e ardhshëm në Uashington të marrë një ftesë për anëtarësim. Zoti Colston tha sot se megjithatë asnjë vendim nuk është marrë akoma dhe vendimi do të varej nga arritjet e Shqipërisë.

Zyrtari i lartë i Natos paralajmëroi sot se koha e mbetur nuk është një kohë për tu qetësuar apo për të ndenjur ulur. Përkundrazi – saktësoi ai - tani është koha për të përparuar më tej dhe për të vazhduar në arritjet konkrete.

Aleatët , nënvizoi zoti Colston do të presin të shohin se procesi është i pakthyeshëm, dhe ata do të presin që të shohin me tepër se sa miratim të ligjeve, zbatimin e tyre.

Ashtu si dhe dje Zëvendë Ssekretari i Përgjithshëm i Natos, Colston, preku sërisht çështjen e zgjedhjeve. Duke cituar atë vlerësim të vëzhguesve ndërkombëtar sipas të cilit zgjedhjet ishin një shans i humbur, ai tha se do të jetë me rëndësi thelbësore forcimi i dialogut politik ndërsa bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës e konsideroi një element kyç.

Por pavarësisht vlerësimit negative dhe raportit të dy ditëve më parë të vëzhguesve akoma më kritik, për kryeministrin shqiptar Sali Berisha zgjedhjet e 18 shkurtit e kanë çuar Shqipërinë më pranë NATO-s dhe komunitetit të vendeve Euroatlantike. Ai deklaroi se aktualisht, Shqipëria është shumë më lart në plotësimin e standardeve të Aleancës, se 18 muaj më parë. //rd//

XS
SM
MD
LG