Lidhje

Kina kundërshton shitjen e armëve amerikane Tajvanit


Kina ka shprehur përsëri kundërshtime të fuqishme ndaj planeve amerikane për t’i shitur armë Tajvanit, sot gjatë një takimi me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit John Negroponte i cili po viziton Pekinin.

Një zëdhënës i qeverisë kineze tha se gjatë takimit me Zëvendës Ministrin e Jashtëm Dai Bingguo sot, zyrtari kinez i bëri thirrje Uashingtonit të punojë me Pekinin për të ndihmuar në ruajtjen e paqes në Tajvan. Zoti Dai tha gjithashtu se kundërshtimi i Kinës ndaj shitjes së armëve Tajvanit mbetet i pandryshuar, i qartë dhe i vendosur.

Në fillim të javës, Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi planet për t’i shitur Tajvanit qindra raketa ajër-ajër dhe tokë-ajër që kapin shumë 421 milion dollarë. Zoti Negroponte është në Kinë për një vizitë triditëshe dhe bisedime që pritet të përqëndrohen në Korenë e Veriut dhe çështje të tjera rajonale. //rd//

XS
SM
MD
LG