Lidhje

Vriten 3 ushtarë amerikanë nga një shpërthim në qendër të Bagdatit


Ushtria amerikane bëri të ditur se shpërthimi i një bombe në anë të rrugës, vrau tre ushtarë amerikanë në qendër të Bagdatit. Nuk janë dhënë hollësi të mëtejshme në lidhje me këtë incident.

Në një tjetër incident me dhunë, një shpërthim vetvrasës i një makine bombë goditi një postobllok pranë qytetit Ramadi, në Irakun perëndimor, duke vrarë të paktën një polic dhe 11 civilë.

Policia në Irak njofton se persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje 6 civilë sunni në një sulm ndaj një shtëpie pranë Bagdatit. Autoritet thanë sot se të 6 personat, pjesëtarë të së njëjtës familje, kishin marrë më parë kërcënime për jetën e tyre nga kryengritësit sunni, pasi kishin marrë pjesë në një takim pajtimi me shiitët, muajin e kaluar.

Ndërkohë, ushtria amerikane bën të ditur se forcat e koalicionit ndaluan sot 9 persona të dyshuar si terroristë në një bastisje që kishte në shenjestër bazat e al-Qaidës në jug të Bagdatit.

Zyrtarët amerikanë thanë gjithashtu se forcat ajrore të koalicionit goditën një rrjet të al-Qaidës, përgjegjës për kërcënimet kundër një luftanijeje të koalicionit. Kryengritësit kanë rrëzuar 8 helikopterë të koalicionit që nga 20 Janari. //ad//

XS
SM
MD
LG