Lidhje

Kina rrit 18 për qind buxhetin e mbrojtjes


Kina ka njoftuar se do të rritë buxhetin për ushtrinë me 18 përqind këtë vit, duke arritur një shumë prej 45 miliardë dollarësh. Një zëdhënës për Asamblenë Popullore u tha sot gazetarëve se fondet do të përdoren për të modernizuar pajisjet dhe teknologjinë e ushtrisë, si dhe për rritjen e rrogave për Ushtrinë Çlirimtare të Popullit.

Kjo rritje është më e madhe se 10 – 15 përqind e rritjes vjetore të buxhetit kinez të mbrojtjes gjatë viteve të fundit. Megjithatë qeveria kineze thotë se kjo nuk duhet të interpretohet si kërcënim për asnjë vend.

Zëvendës-sekretari amerikan i shtetit, Xhon Negroponte, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Pekin, i bëri thirrje Kinës të jetë më transparente mbi hollësitë e rritjes së shpenzimeve për ushtrinë. Ai tha se Uashingtoni shqetësohet më shumë nga mos-shpjegimi i Pekinit për mënyrën e shpenëzimeve se për nivelin e rritjes së këtyre shpenëzimeve. //ad//

XS
SM
MD
LG