Lidhje

Java e modës në Nju Jork


Dy herë në vit, New Yorku vihet në qendër të modës ndërkombëtare. Java e Modës është një mundësi e mirë për stilistët më në emër të veshjeve që të paraqesin stilin e tyre të ri dhe ngjyrat e stinës, por nuk është e thënë që aty të përfaqësohen të gjithë prodhuesit e veshjeve, të cilët në Nju Jork numërohen me mijra.

Në katin e dytë të një ndërtese në të ashtuquajturën Garment District të Manhatanit, prodhuesi i veshjeve Alan Sealove është në kulm të punës duke parë ngjyrat dhe stilet për linjën e veshjeve të vjeshtës për gratë.

Victoria Royal u themelua rreth 50 vite më parë nga i ati i zotit Sealove. Ai tani e drejton kompaninë së bashku me të vëllain. Ndërkohë që ata kanë bërë kostume për këdo, që nga drejtuesja e një loje televizive Vanna White deri tek ish Zonja e Parë, tani Senatorja Hilari Rodham Klinton, ata kryesojnë prodhimin e veshjeve të shitura nëpër dyqane.

Ndonëse Victoria Royal ka patur sukses në industrinë mjaft konkurruese të modës, kompania e ka arritur këtë pa iu dashur të prodhojë rroba në stilin plot shkëlqim të kostumeve që paraqiten nga yjet e famshëm që marrin pjesë në Javën e Modës. Alan Saelove, pronar i Viktoria Royal.

“Kjo nuk është rruga që kërkojmë ne sepse të paraqitesh me një paradë mode është shumë e kushtueshme. Ne i përqendrojmë energjitë tona, energjitë e marketingut dhe të reklamës në një tjetër drejtim. Ne kemi si pikësynim dyqanet, ndjekim biznesin e dyqaneve tona.”

Barbara Blair Randall është drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Modës në New York City. Ajo thotë se në rradhët e para të paradës në Javën e Modës, ulen më shumë njerëzit e famshëm dhe personalite të jetës publike të Manhatanit, se sa blerës të industrisë së modës. Është më tepër “për të rënë në sy” se sa për të parë modën e re.

Barbara Blair Randall, Drejtoreshë eksekutive e qëndrës së modës thotë se kjo është më tepër një trill i të famshëmve për t’u dukur.

Por megjithëse mund të jetë vërtet vetëm një paraqitje e njerëzve të famshëm, Sealove e kupton vëmendjen e madhe që vjen nga Java e Modës, pavarësisht se kompania e tij nuk prodhon veshje për parada mode.

“Fakti që parada e modës ka publicitet, është një gjë e mirë për të gjithë ne. Sjell vëmendjen në industrinë e veshjeve, dhe të sjellësh shtypin e modës në New York është një gjë shumë e mirë”

Shitja e veshjeve sjell më shumë se 3 miliard dollarë në vit në New York. Më shumë se 60.000 njerëz janë të punësuar në kompaninë Victoria Royal, të cilët merren me prodhimin e veshjeve të kësaj firme.

Dhe mënyra e të veshurit, qoftë nëpërmjet kompanisë Victoria Royal apo nëpërmjet paradave të Javës së Modës, është përfundimisht ajo që shitet tek blerësit. Nga viti në vit, ndryshimi i modës ndikon te çdo ndryshim në industrinë e veshjeve në New York./al/

XS
SM
MD
LG