Lidhje

Shqipëri: Ministria e Mbrojtjes dënon videon me këngë anti-shqiptare


Ministria shqiptare e Mbrojtjes reagoi sot ashpër ndaj disa pamjeve filmike të publikuara në Greqi, ku shfaqeshin ushtarë grekë, të cilët gjatë një stërvitjeje këndonin tekse me përmbajtje anti-shqiptare.

Pamjet filmike të marra përmes një celulari shfaqnin grupin e ushtarëve, të cilët gjatë një marshimi po këndonin ato që edhe në mediat greke u cilësuan si himne të urrejtjes.

Përmbajtja e tyre përbën një skandal në sfondin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, deklaroi sot Zv/ministri i Mbrojtjes Petrit Karabina. Ministria shqiptare pret që përmbajtja e videos të dënohet sa më shpejt nga ana e ministrisë greke të mbrojtjes. Këngët me frymezim anti-shqiptar në stërvitjen e ushtarëve greke janë të papranueshme, të dënueshme dhe po aq skandaloze për të gjitha vendet anëtare të Natos.

Autoritetet shqiptare kërkojnë që ministria greke e mbrojtjes të marrë të gjitha masat që, siç theksoi zoti Karabina, të çrrënjosin shfaqjet nacionaliste agresive ndaj shqiptarëve në radhët e forcave të armatosura të Greqisë. //ad//

XS
SM
MD
LG