Lidhje

Irak: Forcat amerikane dhe irakiane kryejnë bastisje në lagjen Sadr në kërkim për kryengritës


Zyrtarë të sigurisë në Bagdat thonë se forca amerikane dhe irakiane kanë hyrë në bastionin mysliman shiit në lagjen Sadr dhe bërë bastisje shtëpi më shtëpi. Zyrtarët thanë se trupat amerikane dhe ato irakiane kanë ngritur postoblloqe dhe në periferitë e lagjes Sadr.

Kjo lëvizje vjen mbas 3 javëve të vendosjes së masave të rrepta të sigurisë në kryeqytetin irakian, të cilat ulën por nuk eliminuan dhunën sektare. Lagja Sader kontrollohet më së shumti nga forcat milice Mahdi, të cilat tani janë tërhequr.

Zyrtarët thanë se të paktën 11 irakianë janë vrarë në Irak sot nga shkëmbimet e zjarrit dhe shpërthimet e bombave. Në planin politik, kryeministri i Irakut Nouri al- Maliki tha se ai do të vendosë masa tejet të rrepta sigurie në të gjithë territorin e vendit, nëse kryengritësit refuzojnë të dorëzojnë armët. //ad//

XS
SM
MD
LG