Lidhje

Zgjedhjet parlamentare në Estoni


Në Estoni po zhvillohen sot zgjedhjet e para parlamentare që kur ky vend baltik u antarësua në Bashkimin Evropian afro 3 vjet më parë.

Agjencia Balltike e Lajmeve thotë se afro 1 e trata e shtetasve me të drejtë vote kishin votuar deri në mesditë.

Anketat para-zgjedhore tregonin se koalicioni i qendrës së djathtë i partisë Reformatore të kryeministrit Andrus Ansip me Partinë e Qendrës me pikëpamje majtiste kanë gjasa të marrin shumicën e vendeve në parlamentin me 101 anëtarë.

Zgjedhjet parlamentare të Estonisë janë të parat në botë që pranojnë votime përmes internetit. Autoritetet thonë se 30 mijë vota janë jedhur në internet gjatë kësaj jave.

Estonia ka pasur një rritje të qëndrueshme ekonomike që pas antarësimit në Nato dhe Bashkimin Evropian në vitin 2004. Ekonomia e saj u rrit 11,5 për qind vitin e kaluar./al/

XS
SM
MD
LG