Lidhje

Ambasadori amerikan në Irak thotë se ka shenja se Irani mund të jetë i interesuar për bisedime me Uashingtonin

  • Pola Uolfson

Ambasadori Zallmaj Khalilzad, që po largohet, thotë se ka shenja nga Teherani që tregojnë se qeveria iraniane mund të jetë e predispozuar për të hyrë në bisedime me Shtetet e Bashkuara. “Ka patur shenja që tregojnë se iranianët janë të interesuar për dialog në çështjen e Irakut”.

Zoti Khalilzad tha në programin “Late Edition” të kanalit televiziv CNN se nuk ka marrë udhëzime nga Uashingtoni për konferencën që është planifikuar për më 10 mars. Po ashtu ai nuk e hodhi poshtë mundësinë e diskutimeve me zyrtarët iranianë. Ai tha se qëllimi është të gjenden mënyra që fqinjët e Irakut të ndihmojnë për t’i dhënë fund gjakderdhjes. "Deri tani ne nuk kemi vendosur për asnjë veprim dypalësh, por ne do të jemi të përgatitur për luajmë rolin tonë në mënyrë sa më konstruktive që të jetë e mundur”.

Zoti Khalilzad u shpreh qartë se do të donte që ngrinte një çështje me iranianët po të krijohej mundësia. Ai theksoi se disa nga bombat e vënë në rrugët e Irakut kundër mjeteve të blinduara mbajnë markën e Iranit. “Qëllimi i bisedimeve dypalëshe, në qoftë se do të arrihej të zhvilloheshin, do të ishte kryesisht sigurimi i forcave tona”.

Administrata e Presidentit Bush po ndodhet nën presion gjithnjë e më të madh për të hyrë në bisedime të drejtpërdrejta me Iranin dhe Sirinë. Shtetet e Bashkuara i kanë akuzuar të dy këto vende se kanë ndihmuar në nxitjen e dhunës në Irak, akuzë të cillën Teherani dhe Damasku e hedhin poshtë. Uashingtoni ka marrëdhënie diplomatike me Sirinë, por i preu marrëdhëniet me Iranin në vitin 1979.

Senatorja demokrate nga Kalifornia, Dajen Fainstin, një nga anëtarët më të vjetër të Komisionit të Senatit për Zbulimin, tha në programin FOX News Sunday se i ka bërë thirrje Shtëpisë së Bardhë që të shfrytëzoojë mundësinë që jep konferenca e Irakut. Zonja Fainstin tha se diplomacia e drejtpërdrejtë është e nevojshme dhe, jo vetëm për çështjen e Irakut, por edhe për programin bërthamor të Iranit. “Për mendimin tij kjo është rruga më e mirë që duhet të ndiqet për realizimin e këtyre synimeve dhe për tërheqjen e shumë vendeve në këtë përpjekje”.

Vitin e kaluar, Shtëpia e Bardhë autorizoi Ambasadorin Khalilzad që të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta për çështjen e Irakut me zyrtarët iranianë në rajon. Atëhere iranianët refuzuan dhe shpresa për bisedime të drejt për drejta nuk u realizua kurrë. //az//

XS
SM
MD
LG