Lidhje

Irak: 26 të vrarë në një treg të Bagdatit


Policia irakiane thotë se nga shpërthimi sot i një makine bombë u vranë të paktën 26 veta në një treg plot me njerëz në qendër të Bagdatit. Të paktën 54 vetë u plagosën nga shpërthimi në treg, që u pasua me tym të dendur, ndërsa zjarri përhapej në zonë.

Trupat amerikane dhe ato irakiane po vazhdojnë për të tretën javë operacione të reja sigurimi në Bagdat me synimin për të shtypur dhunën sektare. Ndërkohë, autoritetet irakiane dhanë urdhër për fillimin e hetimeve rreth një sulmi dje nga forcat irakiane dhe britanike kundër një agjencie zbulimi të qeverisë irakiane në qytetin e Basrës në jug të vendit. Trupat gjetën të burgosur me shenja torturash. Kryeministri irakian Nuri al-Maliki e dënoi sulmin si të paligjshëm dhe të papërgjegjshëm.//lk

XS
SM
MD
LG