Lidhje

Edhe sot rënie e çmimeve në bursat aziatike dhe evropiane


Çmimet në bursat aziatike dhe evropiane ranë përsëri sot, pas një jave humbjesh në tregjet botërore. Çmimet e aksioneve amerikane u lëkundën midis ngritjes dhe rënies së lehtë në shkëmbimet e paqendrushme të mëngjesit.

Treguesit kryesorë në Londër, Paris dhe Franfurt shënuan rënie deri në 1 përqind. Aksionet në Azi u goditën akoma më rëndë. Në Japoni, Hong Kong dhe Indi rënia ishte midis 3 dhe katër përqind në mbyllje të bursave.

Analistët thonë se arësye e rënies, e cila vazhdon nga java e kaluar, është shqetësimi i investitorëve për gjendjen e ekonomisë amerikane dhe asaj kineze. Të martën e kaluar, një rënie prej 9 përqind e aksioneve u bë shkak për një reaksion zinxhir në tregjet botërore ku çmimet kishin arritur nivele rekord të larta.//lk

XS
SM
MD
LG