Lidhje

Më shumë 110 pelegrinë shiitë vriten në jug të Bagdatit


Zyrtarë irakianë të sigurisë thonë se kryengritësit vranë sot të paktën 110 pelegrinë shiitë në jug të Bagdatit.

Incidenti më i përgjakshëm ndodhi kur dy persona hodhën veten në erë në mes të një turme shiitësh në qytetin Hilla, duke vrarë rreth 90 vetë dhe plagosur të paktën 160. Po sot, disa persona hapën zjarr dhe aktivizuan bomba, kur besimtarët po shkonin në drejtim të Karbalës, në prag të një feste fetare shiite që do të jetë në fund të javës. Të paktën 28 persona u vranë.

Ndërsa në Irakun verior, policia tha se persona të armatosur sulmuan një burg dhe liruan rreth 140 vetë. Ata penguan policinë e cila u përpoq të thërriste trupat amerikane për ndihmë.

Në Bagdad, forcat amerikane dhe irakiane po i vazhdojnë kërkimet shtëpi më shtëpi në qytetin Sadr. Një zyrtar i ushtrisë amerikane, tha se dy ditët e para të operacionit të sigurisë në qytetin e Sadrit janë një fillim premtues dhe se nuk është hasur në ndonjë rezistencë. //rd//

XS
SM
MD
LG