Lidhje

BE-ja ndalon fluturimin e avionëve pakistanez


Bashkimi Evropian e ndaloi pjesën më të madhe të avionëve që i përkasin linjës ajrore kombëtare të Pakistanit të kryejë fluturime në territorin e vet, duke cituar si shkak shqetësimet mbi sigurinë.

Dje Bashkimi Evropian tha se do të lejonte vetëm 8 avionë Boing 777 të Linjës Ajrore Ndërkombëtare të Pakistanit, PIA, të kryejnë fluturime në Evropë.

Pjesa tjetër e avionëve pakistanezë, 40 të tillë, u ndaluan të fluturojnë në vendet e Bashkimit Evropian, për shkak të shqetësimeve mbi vjetrimin e tyre dhe mos-mirëmbajtjen së avionëve.

Drejtori i PIA-s, Tarik Kirmani, tha se vendimi është “i padrejtë dhe diskriminues” dhe i doli në mbrojtje rregullave të sigurisë të avionëve në vite. PIA i anuloi thuajse gjysmën e fluturimeve për në Evropë, si rezultat i vendimit evropian. Kirmani tha se PIA do t’u japë liçencë dy avionëve të tjerë, që të mund t’i ruajë disa prej fluturimeve deri në fund të muajit. //rd//

XS
SM
MD
LG