Lidhje

Irani do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi Irakun


Irani thotë se do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi Irakun, që do të mbahet të shtunën në Bagdat. Ministri i Jashtëm iranian, Manuçer Motaki tha sot në një konferencë shtypi në Teheran se zëvëndës-ministri i jashtëm për çështjet ligjore dhe ndërkombëtare do të kryesojë delegacionin iranian në konferencën e Bagdatit.

Më parë, Irani kishte lënë të kuptohej se ishte në favor të pjesëmarrjes, por kishte disa rezervime. Konferenca e Bagdatit pritet të përqëndrohet në diskutimin e mënyrave për stabilizimin e Irakut. Në të pritet të marrin pjesë përfaqësues të vendeve fqinje të Irakut si dhe 5 vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia dhe Kina.

Nuk është e qartë në se Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta me Iranin dhe Sirinë në atë konferencë, vende këto që Uashingtoni i akuzon për ndërhyrje në punët e brëndshme të Irakut.//lk

XS
SM
MD
LG