Lidhje

Hill: Duket se Pheniani do ta eliminojë programin bërthamor


Përfaqësuesit kryesorë amerikanë dhe koreanoveriorë në negociatat mbi programin bërthamor të Phenianit, thonë se janë optimistë pas bisedimet që zhvilluan në Nju Jork dhe që synojnë normalizimin e marrëdhënieve diplomatike.

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit Kristofer Hill tha, pas dy ditë bisedimesh, se mendon që Koreja e Veriut është futur në rrugën e eliminimit të programit të saj bërthamor. Përfaqësuesi koreanoverior Kim Kye Guan tha se bisedimet ishin të mira dhe konstruktive.

Bisedimet e zhvilluara dje dhe pardje ishin pjesë e një marrëveshjeje gjashtëpalëshe të arritur muajin e kaluar, ku Pheniani premtoi t’u japë fund programeve të tij të armëve bërthamore, në shkëmbim të ndihmave dhe përfitimeve diplomatike.

Zoti Hill tha se ka rëndësi që Koreja e Veriut të deklarojë plotësisht veprimtaritë e saj bërthamore, duke përfshirë një program të uraniumit me pasurim të lartë që Shtetet e Bashkuara besojnë se zotëron Pheniani.//lk

XS
SM
MD
LG